TIRANE

Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar nga djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja.

Me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar në rast dënimi nga trupi gjykes, djalii deputetit socialist do përftojë ulje dënimi me 1/3.

Djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhisiela Malokut.

Më herët avokati mbrojtës i Rrajës ka thënë se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë për motive xhelozie dhe se nuk ka të bëjë fare me përndjekje.

Cështja ‘Xhisiela’ krijoi debate të forta politike pasi opozita akuzoi deputetin Rrahman Rraja dhe deputetë të PS se i bënë presion policisë së Fushë Krujës për ta mbyllur këtë dosje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb