TIRANE-“Xhisiela, pengu i politikës” është tema e sotme e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në News24.
Në një lidhje direkte, oficeri Emiljano Nuhu që denocoi i pari rastin ‘Xhisiela’ dhe kërcënimin ndaj tij tha se ka prova të tjera që vërtetojnë se deputeti i PS, Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës në datën 21 korrik, kur ai është kercenuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit Rraja.
Rakipi: Së pari unë dua tju pyes lidhur me datën 21 korrik. Autoritetet thonë se ju nuk keni qenë në komisariat?
Nuhu: Kam qenë në komisariat dhe e them me bindje ketë.
Rakipi: Keni ndonjë provë tjetër përveç këtyre që keni thënë për të vërtetuar që keni qenë në Komisariat atë ditë?
Nuhu: Të gjitha provat janë harmoni me njëra tjetrën dhe faktet kanë provuar se në momentin kur unë denoncova institucionet u vunë në lëvizje dhe u arrestua djali i deputetit. Unë kam prova të tjera që vërtetojnë që Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës. Aktualisht s’nxjerr asnjë provë nga ato që kam se prokuroria do e quajë të pavlefshme në media siç vepron Nuk dilja dot më nga zyra e prokurorit, nëse do kallëzoja Taulant Ballën. Unë kam qenë në komisariat atë ditë, këtë e verifikojë dhe nga kamerat e sigurisë. Aty ka 8-10 kamera. Prokuroria t’i nxjerr pamjet, sepse unë kam qenë në komisariat në datën 21 korrik.
Bollino: Kjo është e verifikueshme, pasi ju pretendoni se keni folur me prokuroren. Keni biseduar me celular me të. Kjo verifikohet, pasi e verifikojnë tabulatet. Duhet të kemi besim tek hetimet e prokurorisë.
(d.d/BalkanWeb)