TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një statusi në Twitter për rastin ‘Xhisiela’ si dhe për akuzat e opozitës.
Kryeministri nuk kursen ironinë teksa thotë se nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat siç pretendon PD, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë. Kryeministri shprehet se paketa anti-shpifje është e vetmja zgjidhje.
Statusi i Ramës:
Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm.
(BalkanWeb)