Pak ditë pasi Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, apeloi masën e arrestit me burg, “BalkanWeb” mëson treshen e gjyqtarëve që do të shqyrtojë ankimimin.

Burime për ‘BalkanWeb’ konfirmuan se trupa gjykuese do të kryesohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj ndërsa anëtarët janë Ridvan Hado dhe Zeqine Sollaku. Procesi gjyqësor pritet të mbahet ditën e mërkurë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhiseila Malokut.

Ndërkohë më 2 tetor, ai doli para Gjykatës në Krujë për t’u njohur me masën e sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb