Në një intervistë të dhënë pak minuta më parë për “Opinion” Xhisiela Maloku ka thënë se nuk e kanë kërcënuar asnjëherë, dhe se e ka denoncuar nga xhelozia Rexhep Rrajën, pasi kishte mësuar se ai kishte ikur me pushime me të dashurën e re. Ajo ka deklaruar se nuk është përdhunuar kurrë, dhe se ka raport të mirë me familjen e tij por edhe me të.

“Në asnjë moment nuk e kam thënë që janë fis kriminelash, atë e ka thënë Emiljano. Tërheqjen e kallëzimit e kam firmosur, të dytin e bëra në SHKB, sepse atë natë jemi sqaruar. Sapo e ka tërhequr ai ka ikur përsëri në Sarandë me pushime”, thotë Xhisiela.

Xhisiela ka deklaruar mes tjerash  se kjo ngjarje është e zmadhuar dhe e zgjeruar. Vajza 25-vjeçare, e cila shkaktoi debate të shumta në jetën politike e mediatike të vendit, ka deklaruar në formë të prerë se nuk është përdhunuar e djegur me cigare, por shenjat sipas saj, janë  pasojë  e “lojës” që bënte ajo me të dashurin, Rexhepin.

Ndër të tjera ajo ka deklaruar se nuk i ka përmendur në asnjë moment fjalët se familja e deputetit është kriminale, por sipas aj, kjo është shtojcë e oficerit Emiljano Nuhu, që tashmë ndodhet në arrati.

Pse ju talleshit me Policinë?
Po këtë kam bërë… nuk e kam bërë. Nuk kam qenë kurrë e kërcënuar dhe Rexhepi më ka ofruar mbështetje.

A jeni e sigurt për këto që thoni? Mos jeni nën presion?
Kështu është siç them unë. S’jam në presion tani që flas. Nuk më ka thënë që ‘jam me pushime dhe sa të vi do të vras’, por kam folur me kushëririn e tij, dhe i kam thënë ku je se dua të flasim dhe më ka thënë, “jam me pushime, nesë ke nevojë unë vi direkt”. Kjo më duket mbështetje jo kërcënim.

“Me të afërmit e tij kam pasur gjithmonë kontakte me ta, me Rexhepin nuk e mbaj mend nëse kam pasur kontakte me të, (pas ndarjes). E kam bërë çdo gjë nga xhelozia.. sa më tha që ai ka ikur më të dashurën me pushime. Edhe tani po të mësoj që është me tij”.

A jeni ndare prej dy vitesh ju?
Po, por kështu e kemi lidhjen ne…

Absolutisht. Jo ajo nuk është dëshmia ime, sepse dëshmia ime është në prokurori. Në asnjë moment nuk e kamë thënë se ato janë një fis kriminelesh, atë e ka thënë Emiljano jo unë. Ndërkohë  sapo unë kam tërhequr kallëzimin në policia, ai ka ikur përsëri me pushime  natën në Sarandë.

Nuk jam tallur me policinë.  Absolutisht nuk jam nën presionin e askujt. Asnjëherë nuk më ka kërcënuar njeri. Njëri nga kushërinjtë e tij, më ka thënë mua që jam në jug  do të vij të vras.  Ndërkohë unë i ka shkruar ku je se kam nevojë të flas me ty.  Më ka thënë jam në jug e pushime dhe më ka thënë nëse ke nevojë për mua unë vij të ndihmojë. Besoj se kjo nuk është presion, por një ndihmë.

Dëshminë e parë e kam bërë në komisariatin nr3 në Tiranë. Dëshminë e kam dhënë në tiranë, sepse e kam tërhequr në Fushe Krujë.

Keni patur kontakte me Rexhep Rrajën?

Nuk më kujtohet nëse kam patur kontakte ose jo. Me të afërt e tij kam patur dhe do të  kem gjithmonë kontakte. Pavarësisht se po të më shohin  me të, do ta marrin se po më kërcënojnë. Unë kam mbi dhjetë vite shoqëri me të.

Pas datës 21 nuk e kam takuar.

Sipas mediave, edhe në momentin që jeni lënë në përgjim ambiental ai iu ka kërcënuar?

Absolutisht. Kjo e vërteton atë që e kam bërë 100% nga xhelozia. Në momentin që më është lexuar deklarata e tij që kishte dhënë në komisariat, kishte thënë se ai kishte ikur me të dashurin kjo, unë kam reaguar menjëherë dhe unë kam reaguar shumë keq.

Kështu është marrëdhënia jonë personale.Mua s’më ka kërcënuar. Nuk jam kërcënuar në asnjë moment as nga ai, as nga të afërmit e tij.

Atëherë në këto moment, ju po e tërhiqni dëshminë e bërë?

Patjetër.

Po atëherë kur e bëtë dëshminë  në Durrës përse nuk e tërhoqe?

Kam shkuar për ta tërhequr tek Emijano më 27. Dëshminë  e dytë e kam bërë në Durrës  pastaj pas dëshmisë së dytë kam shkuar tek Emiljano. Më pas më thirrën në Prokurori kam shkuar për të dëshmuar nuk dua më të vazhdoj dua ta mbyll ndërkohë që Emiljano  më thotë ta mbaja sekret që ishte oficeri i kësaj çështje zbulohet çdo gjë dhe unë përfundoj si e përdhunuar në Facebook-un e Zotin Berisha. Unë nuk jam e përdhunuar dhe kjo gjë më ka tensionuar shumë.

Nuk përmendet farë Emiljano në Facebook- un e Zotin Berisha

Ai është një informacion që ka dalë.

Atëherë pse nuk keni reaguar pas kësaj

Po kam reaguar, kam shkuar për ta tërhequr, kam thënë dua ta mbyll

A ju kanë lejuar që ta tërheqësh?

Jo, Emiljano më ka thënë shiko se do dënohesh, se ato janë kriminelë.

Policia do t’i shkoj deri në fund të çështjes pavarësisht tërheqjes suaj

Këto dua t’i sqaroj në prokurori, jam për mediat

Media do merret së është një çështje e rëndësishme dhe sot ka pasur protesta kundër dhunës ndaj grave para kryeministrisë

Unë nuk dua të përdorem për arsye politike për të luajtur ata me mua. Në cilin kallëzim kam thënë së ndihem e kërcënuar? Unë nuk e kam dhënë atë kallëzim.
Edhe pse është në dosjen hetimore?
Le të jetë në dosjen hetimore, unë nuk e kam thënë kurrë që janë fis kriminelësh atë e ka thënë Emiljano dhe jo unë. Nëse është me firmën time do të përballem unë në Prokurori.

Si është jeta juaj tani?

-Është një traumë e vërtetë.

Me kë jeton, me mamanë e motrën?

-Po.

Babai është vrarë 1997, sa vjeçe ke qenë në atë kohë?

-3 vjeçe.

Çafër merresh tani?

Kam mbaruar shkollën shkenca politike

-Ku i keni mbaruar?

-Në një shkollë private?

-Te Europiani.

Me se merresh tani?

-Asgjë, nuk punoj

Motra punon?

-Jo

Mamaja punon?

-Po

Pra mamaja kujdeset për ju të dyja?

-Po. Kemi edhe njerëz të afërt tjerë, kemi dajat dhe njerëz të afërt.

Ca do të thoshe për shikuesit që kanë qenë të vëmendshëm ndaj kësaj çështjeje, që nga dita e mërkurë?

-Shikuesit unë i falënderoj për shqetësimin për mua, por  realisht gjithçka është zmadhuar dhe  zgjeruar në mënyrë ekstreme.

Atëherë duhet t’iu kërkosh falje prokurorisë dhe policisë që i ke futur ne këtë çështjes, këtë po më thoni?

Them që është ekzagjeruar gjithçka. Denoncimet e para në këtë çështjes nuk më interesojnë farë në këtë çështje.

Këto ditët e fundit keni patur vizita nga  personat e dëmtuar?

-Nga të cilët?

Nga të fisit të djalit?

-Jo, sepse ata nuk munden të vijën edhe sikur të vijnë për mbështetjen time, sepse menjëherë do të fotografohen dhe mund të përdoren nga kërcënimet e politikës, siç po thonë realisht.

(m.k.n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb