Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka akuzuar  ashpër kreun e qeverisë Edi Rama, pasi sipas saj, ky i fundit po vjedhë studentët dhe po favorizon oligarkët duke iu falur taksat.

“Qeveria e oligarkeve duke shkelur kushtetuten kaloi dje në parlament “Ligjin për ndryshimet në tatimin mbi fitimin”, të cilin e miratuan për herë të dytë duke shkelur proçedurat parlamentare, pas kthimit me të drejtë nga Presidenti i Republikës.

Ky ligj parashikon uljen e tatimit mbi fitimin nga 15% ne 8 % duke i falur miliona euro një grupi njerezish të lidhur me qeverine dhe arroganca shkon deri në shkeljen e kushtetutes në diten për diell kur ky ligj ka fuqi prapavepruese ,pra shtrihet në kohën e para miratimit të këtij ligji.

Nderkohe që kushtetuta shprehet qartë ne Nenin 155 të saj se ligji fiskal NUK mund te kete fuqi prapavepruese:

“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”

Ne dhjetorin e protestave ku studentet shqiptare kane prej javesh qe protestojnë për kushte minimale për cilesi ne arsim dhe konvikte qeveria jo vetem qe nuk i degjon dhe as ka vullnetin për ti plotesuar ato, por i dhuron parise se shoqerise miliona euro duke shkelur kushtetuten ne menyre flagrante .

Arroganca ka arritur kulmin, kjo qeveri nuk meriton më asnje minutë te drejtojë vendin tim ku studentin e te varfrin e zhvat me vetedije dhe oligarket i pasuron duke shkelur cdo ligj e kushtetuten e shqiperise”, shprehet ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb