Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho me anë të një postimi në “Facebook” bën thirrje që shqiptarët të bojkotojnë votimet e Rilindjes të datës 30 qershor.


Ajo shprehet se vendimi që ka marrë sot Kolegji Zgjedhor për t’u mbajtur zgjedhjet më 30 qershor është goditje ndaj shtetit të së drejtës. Xhixho thotë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të interpretojë në mënyrë përfundimtare e shteruese një dekret të Presidentit të Republikës.


Postimi i nënkryetares së LSI Erisa Xhixho:


Vendimi i sotëm i Kolegjit zgjedhor është një goditje ndaj shtetit të së drejtës, kushtetutës e funksionimit të shtetit mbi bazën e ligjeve.

Pasi të marrësh tagrin e interpretimit të dekretit të Presidentit është guxim i madh dhe vendimarrje politike e paster .

Kur sot nuk jemi në proçes zgjedhor pasi Dekreti i Presidentit ka anulluar daten 30 qershor dhe për më tepër ai ka fuqi ligjore dhe detyruese për të gjithë pasi është botuar në fletoren zyrtare.

Kjo situatë është pasoja e keqimplementimit dhe kapjes së reformes në drejtesi që ka lënë vendin tonë pa Gjykate Kushtetuese. Si e vetmja që mund të interpretojë në mënyrë përfundimtare e shteruese një dekret të Presidentit të Republikës.

Çdo vendim i çdo gjykate tjetër është jashtë juridiksionit të saj , ndaj dhe ata 5 anëtarë të kolegjit me urdher politik dhe nën frikën e vettingut kanë marrë një vendimarrje antiligjore .

E vetmja gjë që na ngelet për shpëtuar demokracinë dhe refuzuar diktaturen që po instalohet është bojkoti i votimeve të Rilindjes më 30 qershor.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb