Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho shkruan se raporti paraprak i OSBE-ODIHR ishte një shuplakë për qeverinë e Edi Ramës.

Xhixho thekson se qeveria nuk plotësoi asnjë nga standardet  e zgjedhjeve siç i kërkon OSBE/ODIHR-i.

Postimi i Erisa Xhixhos:

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it, një shuplakë tremilionëshe për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Qeveria nuk plotësoi asnje nga standardet e zgjedhjeve siç i kërkon OSBE/ODIHR-i.

Asnjë vlerësim pozitiv.

Vetëm mangësi, verejtje, defekte pafund!

1- Qytetarët nuk patën mundësi të zgjidhnin.

Në 31 bashki të vendit nuk ka pasur kandidatë alternativë, duke i lu mohuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur. Një e drejtë themelore e cila sanksionohet edhe në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

2- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka qënë i pabalancuar politikisht dhe partive të opozites iu është mohuar e drejta për të pasur komisionerë për administrimin e proçesit në mënyrë që strukurat e tjera KZAZ, KQV dhe GNV të ishin të balancuara politikisht.

Ka marrë vendimarrje kreative në interpretimin e ligjeve.

3-Dekreti i Presidentit për anullimin e zgjedhjeve 30 qershorit mund të ankimohet vetëm në Gjykatë Kushtetuese si e vetmja që ka juridiksionin dhe tagrin për të vendosur në mënyrë perfundimtare për kushtetushmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës.

4-Zgjedhjet bëhen për qytetaret jo për politikanet .

Ky qëndrim shumë realist padyshim pasqyron dhe arsyen se pse shqiptarët i refuzuan në masen 85% .

Shqiptarët me qytetarinë e tyre i dhanë një mesazh gjithë politikës, që askush mos guxojë më të organizojë zgjedhje moniste në vend. Beteja vazhdon për një Shqipëri demokratike , shtet të së drejtës dhe shoqëri me standarde europiane.??

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb