Nën kryetarja e LSI Erisa Xhixho shprehet se anullimi i zgjedhjeve të 30 Qershorit i hap vendit mundësi për një klimë të re, me të qetë dhe më të paqtë. Sipas saj ky është një rast për dialog dhe për të krijuar kushte të përshtatme për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas Xhixhos organet e qeverisjes vendore që drejtohen nga të zgjedhurit e PS do të përballen me pasojat e ligjit nëse nuk zbatojnë dekretin e Presidentit Meta në lidhje me anulimin e zgjedhjeve.

Xhixho thekson se për shkak se përbërja e Kuvendit nuk plotësohet me 140 deputetë pasi janë shterruar listat e PD dhe LSI, atëherë ky institucion është ilegjitim dhe se nuk mund të mbushet me deputëtë nga lista e PS pasi cenohet parimi i përfaqësimit që sanksionon se ata që kanë votuar për opozitën nuk kanë dashur që të votojnë për PS.

Xhixho paralajmëron se mbajtja e zgjedhjeve nga Kryeministri Rama në mënyrë të njëanshme do të pasojë me padi kundër Shqipërisë nga qytetarët shqiptarë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për cenim të protokollit 1 neni 3 që sanksionon se e drejta e zgjedhjes, parashikon mundësinë për ta pasur të paktën dy alternativa, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet ndikim në vendimarrje.

Sot, sipas Xhixhos, në 60 % të bashkive s’ka alternativë. Nënkryetarja e LSI paralajmëron publikime të përgjimeve të tjera shumë më të rënda se ato të publikuara me parë nga “Bild”. Sipas saj përmes këtyre përgjigmeve faktohet akoma më shumë lidhja e mazhorancës dhe deformimi i zgjedhjeve pararendëse. Komentet Xhixho i bëri nga studio e emisionit “Politika Online” në “Gazeta Shqiptare” dhe “Balkanweb”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb