TIRANE– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani iu është bashkuar reagimeve pas publikimit të përgjimeve lidhur me dosjen ‘Vol-Vo 4’, ku flitet edhe për një person me nofkën ‘xhuxhi’.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani me ironi shkruan se ‘xhuxhi’, ‘Borbardha’ dhe ‘Princi’ bisedojnë në telefon dhe vendosin që të arrestohet ‘Bozaxhiu’. Ndërkohë, ai ka shigjetuar edhe deklaratat e herëpashershme të Ramës, ku ky i fundit akuzon opozitën për shpifje.

“Përgjim:
“Xhuxhi”, “Borëbardha”, “Princi” bisedojnë në telefon dhe vendosin:
1. Të arrestohet “Bozaxhiu”!
2. “Shtriga” (opozita) të dënohet për shpifje!
Shpifjeeeeeeee….”, shkruan Manjani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb