Presidenti kinez Xi Jinping ka shkëmbyer urime për Vitin e Ri me presidentin rus Vladimir Putin më 31 dhjetor.
Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, Xi theksoi se Kina dhe Rusia po ecin përpara së bashku në një “rrugë të mos-aleancës, të moskonfrontimit dhe të mos shënjestrimit të palëve të treta”.
Ai shtoi se besimi i ndërsjellë politik dhe koordinimi strategjik mes dy palëve ka arritur vazhdimisht nivele më të larta nën drejtimin e dy liderëve.
Kina ka forcuar lidhjet me Rusinë që pas nisjes së luftës të plotë të Kremlinit kundër Ukrainës, megjithëse Pekini ka mohuar mbështetje përpjekjeve ushtarake të Rusisë.
Presidenti Xi do të bëjë një vizitë zyrtare në Rusi vitin e ardhshëm, sipas ambasadorit të Kremlinit në Pekin, Igor Morgunov, i cili dha këtë informacion për mediat ruse më 27 dhjetor.