Xi Jinping arriti sot në Nepal, duke u bërë kështu presidenti i parë i Kinës i cili viziton këtë shtet, pas më shumë se dy dekada. Xi u mirëprit nga presidenti i Nepalit, Bidhaya Devi Bhandari dhe kryeministri K.P. Sharma Oli në aeroportin në Katmandu.


Lidhjet ekonomike dhe një traktat i ekstradimit pritet të jenë në agjendën e bisedimeve ndërmjet zyrtarëve të dy shteteve, tha një zëdhënës i Partisë Komuniste që është në pushtet në Nepal.


Këto dy shtete po ashtu pritet të nënshkruajnë një projekt për ndërtimin e një linje hekurudhore. Policia tha se ka arrestuar 22 persona, përfshirë disa refugjatë tibetianë, me qëllim që të parandalojë ndonjë protestë gjatë vizitës së presidentit kinez. Jiang Zemin kishte presidenti i fundit kinez që kishte qëndruar në Nepal më 1996.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb