Xiaomi zbuloi sot në Kinë telefonin inteligjent Redmi Note 3. Telefoni është pak më i madh për nga madhësia dhe më i mirë, në të gjitha këndvështrimet, në krahasim me paraardhësin e tij. Kasat prej metali, sensori për gjurmët e gishtave dhe bateria me kapacitet 4000mAh e kategorizojnë atë tek telefonat inteligjentë të cilësisë së lartë.

Telefoni është 8.65 mm i hollë dhe peshon 164 gramë. Në anën e pasme ka sensorin për gjurmët e gishtave që, sipas Xiaomi-t, hap telefonin në vetëm 0.3 sekonda. Mbetet për t’u parë nëse ky sensor do të përdoret vetëm për të hapur dhe mbyllur telefonin, apo edhe brenda aplikacioneve.

Veçori të tjera të tij janë ekrani 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë, procesori MediaTek Helio X10, 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, ose 3GB RAM dhe 32 GB hapësirë të brendshme (në varësi të modelit që do zgjidhni), kamerë parësore 13 megapikselë me vetë-fokusim, dy vende për karta SIM me rrjetin 4G, Wi-Fi 802.11ac dhe ndërfaqen MIUI 7, pohon krokodoli.

Telefoni kushton 140 dollarë për modelin me 16GB hapësirë të brendshme, dhe 172 dollarë për modelin me 32GB hapësirë. Ai do të ofrohet në ngjyrë argjendi, ari dhe gri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: