Google është një nga gjigantët më të mëdhenj të kërkimit në internet për momentin. Ka edhe motorë të tjerë kërkimi, si Yahoo apo Bing, megjithatë Google përdoret më shumë. Lajmi i mirë apo i keq për përdoruesit e Firefox-it është se tani do të bëhet Yahoo motori i kërkimit për shfletuesit Firefox.

Në dhjetor, Yahoo do ta lëshojë një funksion të ri të kërkimit për përdoruesit e shfletuesit Firefox dhe do të mbështesë edhe funksionet “Do Not Track” në Firefox si rezultat i bashkëpunimit.

Sipas shefit ekzekutiv të Mozilla-s, Chris Beard, përdoruesit e Firefox-it kërkojnë në internet rreth 100 miliardë herë në vit, dhe kjo do të ndihmojë Yahoo-në të bëhet një motor i madh i kërkimit në internet. Deri tani vetëm 10% e kërkimeve në internet janë bërë nëpërmjet Yahoo-së, por me partneritetin me Firefox-in, pritet që këto shifra të rriten më shumë.

(d.b/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb