Talenti i Spanjës, Yamal ka dhënë një intervistë për Marcën, para finales së Europianit ndaj Anglisë.

“I thashë mamasë sime se nëse fitojmë nuk dua asgjë si dhuratë. Kërkoj vetëm të jem në gjendje të festoj fitoren në Madrid, me shokët e mi të skuadrës. Mund të jetë një ditë e çmendur, me tifozët që festojnë nga gëzimi kur të na presin në aeroport.

Duhet të vazhdojmë siç bëmë kundër Gjermanisë ose Francës. Të qëndrojmë vetvetja, të mbajmë posedimin e topit për të kontrolluar lojën në çdo moment. Besoj se jemi më të mirët në këtë dhe askush nuk mund të na ndalojë nëse kemi sukses. Po shohim që nuk ka asnjë skuadër aq të mirë sa Spanja” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb