Yarmolenko,  lojtari i Ukrainës dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Shqipërisë, në Nations League.

“Pas EURO 2024, le të themi që atmosfera nuk ka qenë më e mira. Unë dëshiroja që të vazhdonim dhe të arrija më shumë në atë turne. Tani e ka radhën Liga e Kombeve. Ne po përgatitemi për Shqipërinë. Ata janë një kundërshtar i mirë, duhet t’i analizojmë, por më shumë duhet t’i japim vëmendje lojës tonë. Do të ndjekim udhëzimet e trajnerit dhe në këtë mënyrë jam i sigurt që do të kemi një rezultat pozitiv.

Ne e kuptojmë se pse kemi ardhur këtu. Ne përfaqësojmë një komb në të cilin ka luftë. Ne duhet t’u japim njerëzve të paktën disa emocione pozitive”, tha sulmuesi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb