Kenan Yildiz, sulmuesi i Turqisë foli në prag të ndeshjes së Europianit ndaj Austrisë.

“Ishte shumë e rëndësishme të kalonim grupin, për herë të parë në 16 vjet. Herën e fundit që ndodhi isha tre vjeç, nuk e mbaj mend qartë”.

“Austria? Është një ekip shumë i mirë, e kemi parë të luajë gjatë këtyre ditëve. Humbja e fundit në ndeshjen direkte me shifrat 6-1? Ishim skuadër tjetër dhe ishte thjeshtë një miqësore” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb