Anglia do të publikojë listën e të ftuarve për ndeshjet e para kualifikuese të Kupës së Botës, ato ndaj Shqipërisë dhe Letonisë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri i “3 luanëve”, Tomas Tuchel ka hartuar një listë të gjatë prej 55 lojtarësh që ai beson se mund të kontribuojnë në skuadër.

Tuchel do të grumbullojë me siguri shumicën e yjeve, por disa nga këta futbollistë mund të qëndrojnë në shtëpi, nëse nuk arrijnë të mbajnë një nivel të lartë të formës. Këtu bëhet fjalë për Maddison ose Jack Grealish, që duhet të tregojnë veten.

Për t’u parë mbeten të rinjtë si Elliot Anderson, Liam Delap dhe Ethan Nëaner, që ende nuk e kanë një vend të sigurtë. Chilwell është pikëpyetja më e madhe deri tani, të paktën, sipas asaj që shkruajnë shkruajnë mediat.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb