PARIS– Kim Kardashian, parku Disneyland në Kaliforni dhe muzeu i Luvrit janë tre yjet e Instagramit në vitin 2014, sipas shifrave të rrjetit social dedikuar fotografive, publikuar sot.

Foto e martesës së Kim Kardashian duke përqafuar Kanye West renditet në vendin e parë të klasifikimit të fotove duke marrë më shumë ”pëlqime”.

Publikuar më 24 maj, fotoja e yllit të telerealitet dhe reperit amerikan numëron në atë ditë më shumë se 2,4 milionë pëlqime, një rekord.

Më pas vjen një foto e yllit kanadez të popit Justin Bieber dhe aktores Selena Gomez (1,9 milionë pëlqime) dhe një foto e aktores Ariana Grande në shoqërinë e Miley Cyrus (1,84 milionë pëlqime).

Parku Disneyland i Anaheimit, në Kaliforni, mban palmën e vendit më të gjeolokalizuar në aplikim.

Ai kryeson ndaj ”Dodger Stadium” në Los Anxheles dhe ”Times Square” në Nju Jork.

Mes vendeve të tjera të pëlqyera nga përdoruesit e instagramit, janë ”Sheshi i Kuq” në Moskë dhe Dubai Mall, qendra tregtare gjigante e metropolit të Emirateve.

Muzeu më i vizituar në botë, Luvri, në vend të gjashtë më i gjeolokalizuari në vitin 2014 në Instagram, është gjithashtu muzeu ku janë bërë më shumë foto, para MoMa dhe Met i Nju Jorkut.

Qendra Pompidu renditet në vendin e gjashtë, para British Museum të Londrës.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: