Një film i ri artistik me metrazh të gjatë, që trajton një temë sociale dhe përcjell një mesazh pozitiv lidhur me raportin e brezave. “Yjet e së ardhmes” titullohet filmi me regji të Edmond Topit, që bën bashkë plejadën e aktorëve të kinematografisë shqiptare, një kast i jashtëzakonshëm si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Luftar Paja, Karafil Shena etj.

Shtëpia e të moshuarve është vendi ku zhvillohen ngjarjet. Një artist zbulon talentin e gjithsecilit prej të moshuarve dhe i angazhon ata në një koncert muzikor. Pasi përballen me drejtoreshën e institucionit, e cila nuk i lejon të organizojnë shfaqjen, ata vendosin ta hedhin koncertin në Youtube, e pas kësaj bëhen shumë të famshëm.

Ka përfunduar thuajse 50 përqind e xhirimeve të filmit dhe pas fazave të postproduksionit, sipas regjisorit Topi, në fillimit të pranverës do të jetë edhe premiera.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: