Juventus ka shfaqur shumë probleme në këtë fillim sezoni ku një pjesë e mirë e titullarëve, të paktën atyre që ishin të projektuar si të tillë, nuk kanë arritur të ngrihen në lartësinë e pritshmërive. De Ligt dhe Kulusevski janë dy prej tyre, dy lojtarë për të cilët Juve investojë dhe besojë shumë por në asnjë moment asnjë prej tyre nuk kanë arritur të bëjnë diferencën në fushë. Me rikthimin e Allegri kanë ndryshuar edhe një herë hierarkitë në skuadër, të dy lojtarët mund të largohen nëse vjen oferta e duhur.

Juve
Juve

Mediat spanjolle shkruajnë se qendërmbrojtësi holandez mbetet sërish një preferencë e stafit drejtues të Barcelonës por blaugranët e kanë të vështirë të paguajnë kesh. Në mungesë të parave, Barça është e gatshme të ofrojë dy lojtarë, portierin Ter Stegen dhe Depay, me një vlerë totale prej 75 milion euro. Po nga Spanja shkruajnë se edhe Tottenham është i interesuar jo vetëm për shërbimet e De Ligt por dhe të Kulusevskit. “Gjelat” janë të gatshëm të investojnë plot 135 milionë euro për të dy lojtarët, 100 për De Ligt dhe 35 për Kulusevskin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb