TIRANË- Pas analizës goditëse të deputetit socialist dhe shkrimtarit Ben Blushi ku thoshte se përmbytjet ishin humbja e parë e kësaj qeverie, gazetari Ylli Dylgjeri ka menduar ta sjellë me humor të “ardhmen” e tij. Dylgjeri ka publikuar në Facebook një karikaturë, ku sipas këndvështrimit të tij Blushi mund të jetë duke shkuar drej ekzekutimit.

“Blushi po shkon drejt ekzekutimit…?”, shkruan Dylgjeri.

Personi që personifikon, sipas Dylgjerit, Blushin në karikaturë, është i vetmi që për kokë ka një llambë, ndërsa njerëzit në turmë që ndodhen aty për ta përcjellë drejt litarit, kanë të gjithë qirinj në vend të kokës.

Në analizën e tij, Blushi thoshte “Ato humbin të varfrit. Dhe kjo është humbja më e madhe e çdo qeverie. Dhe nuk është pak, sepse të varfrit janë shumica. Dhe me sa duket do mbeten shumica. E përmbytur”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb