Gazetari Ylli Dylgjeri i është bashkuar shqetësimit të tre televizioneve informative në vend se Ministria e Brendshme po tregon preferenca ndaj një televizioni duke i dhënë gjithmonë atij të parit pamjet dhe lajmet, duke deformuar në këtë mënyrë konkurrencën e mediave. Dylgjeri ka publikuar një foto në “Facebook”, për të shprehur më mirë, sipas këndvështrimit të tij, preferencën dhe klientelizmin e Ministrisë së Brendshme. “Protestoj: Jo medias klienteliste!”, shkruan Dylgjeri.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: