TIRANË- Për gazetarin Ylli Dylgjeri, incidenti i sotëm me kryeministrin Edi Rama, i cili u qëllua nga studentët me vezë ka edhe anë pozitive. Në profilin e tij në Facebook, Dylgjeri shkruan se kjo ngjarje tregoi sërish se kombi është i bashkuar, duke e arsyetuar këtë me faktin se studentët që qëlluan me vezë ishin disa nga Shqipëria dhe disa nga Kosova.

“Vezët? Një komb një qëndrim! Policia: Studentët rezultuan se ishin 5 nga Shqipëria dhe 3 nga Kosova. Ky kompozim tregoi sërish se kombi është i bashkuar edhe për të goditur me… vezë”, shkruan Dylgjeri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb