Edhe Pol Pogba ndan dhimbjen me popullin shqiptar për dhimbjen e madhe të tragjedisë që solli tërmeti i ditës së djeshme në Thumanë dhe Durrës. Ylli francez i Mançester Junajtid me një postim në rrjetet sociale ka treguar mbështetjen e tij ndaj situatës së vështirë që po kalon në këto ditë vendi ynë. “Lutuni për botën. Lutuni për Shqipërinë”, ishte mesazhi i Pogbas në Twitter, i cili shoqërohej nga një nga fotot e shumta që kanë qarkulluar këto ditë në rrjetet sociale me flamurin shqiptar.
(Balkanweb)