Nuk ka paqe për Paz de la Huerta, një nga femrat e para të Hollywood-it që ka akuzuar Harvey Weinstein në 2017 për ngacmime seksuale.

Ylli i Boardwalk Empire është shtruar në spital për instikte vetëvrasëse. Lajmin e raporton Tmz e cila shkruan që artistja ndodhej në dhomën e një hoteli në New York kur ka njoftuar 911 dhe kërkonte ndihmë.

Paz ishte femra e parë që akuzoi publikisht Harwey Weinstein për ngacmime seksuale dhe ka deklaruar që ka pësuar abuzime nga ana e tij në dy episode të ndryshme ne 2010, një prej të cilave përdhunim, në një apartament në New York të producentit.

Artistja është në gjyq me Weinstein që, sipas avokatëve të gruas, është përgjegjës për largimin e saj nga seritë televizive “Boardwalk Empire”. Personazhi i saj u eliminua nga seritë në 2012, në fund të sezonit të dytë.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb