Ylli i filmit të vitit 1968 “Romeo and Zhuliet” dhe atij klasik “Black Christmas”, Olivia Hussey Eisley ka vdekur në moshën 73 vjeçare, shkruan CNN.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Olivia Hussey Eisley, e cila ndërroi jetë paqësisht në shtëpi e rrethuar nga të dashurit e saj më 27 dhjetor”, thuhet në deklaratën e postuar në Instagramin e saj.

“Olivia ishte një person i jashtëzakonshëm … ngrohtësia, mençuria dhe mirësia e saj u shërbeu gjithë atyre që e njihnin atë”, theuhet në postimin e families.

“Romeo dhe Zhuljeta” ishte pushimi i madh për aktoren anglo-argjentinase, e cila i dha asaj një ”Glob të Artë” për interpretimin e saj në rolin e Zhuljetas.

Hussey Eisley më vonë luajti në filmin horror të vitit 1974 “Black Christmas” dhe u shfaq në adaptimin e Agatha Christie të vitit 1978 “Death on the Nil”.

Ajo punoi sërish me Zeffirellin në vitin 1977, duke luajtur rolin e Marisë në miniserialin televiziv “Jezusi i Nazaretit”.

Në vitet 1990, Hussey Eisley luajti në disa filma horror, duke përfshirë “Psycho IV: The Beginning” dhe “It”, një mini-serial i përshtatur nga romani i Stephen King.

Më vonë, në fillim të viteve 2000, ajo luajti në filmin biografik “Nënë Tereza”, trilerin “El Grito” dhe komedinë “Tortilla Heaven”.

E lindur më 17 prill 1951 në Buenos Aires, “Olivia jetoi një jetë plot pasion, dashuri dhe përkushtim ndaj artit, shpirtërore dhe mirësi ndaj kafshëve”, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb