Anglia vijon përgatitjet për ndeshjet me Greqinë, takim ky i vlefshëm për Nations League.
Jack Grealish, anësori i majtë i Manchester Cityt nuk mori pjesë në stërvitjen e sotme me pjesën tjetër të grupit si masë paraprake, për shkak të një goditjeje të vogël të pësuar së fundmi.
Nuk dihet ende saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, diçka e tillë do të kuptohet në ditët në vijim, pas analizave përkatëse. Te “3 luanët” shpresojnë që Grealish të mos ketë asgjë serioze dhe të jetë në formë për sfidën ndaj Grekëve. Anglia ka grumbulluar 6 pikë në 2 ndeshje.
(J.S/BalkanWeb)