SHBA – Ylli amerikan i Wrestling, Roman Reigns ka vendosur të dorëzojë titullin kampion pasi ka zbuluar se është me leuçemi. Katër herë kampion në këtë sport, Roman Reigns njoftoi se ishte diagnostikuar me leuçemi 10 vite më parë, por sëmundja i ishte rikthyer që do të thotë se ai nuk mund ta vazhdoje me sportin.

Menjëherë pas njoftimit, fansat e tij i dërguan mijëra mesazhe mbështetjeje në rrjetin social Twitter. Roman, një ish lojtar i futbollit amerikan e bëri njoftimin në ring. 33 vjeçari ndër të tjera tha. “Ju mi keni bërë ëndrrat realitet. Nuk ka rëndësi nëse do brohorisni për mua apo do më shani. Unë vetëm ju them faleminderit” u shpreh i emocionuar kampioni i wrestling.

Ndër të tjera sportisti amerikan u shpreh se sapo të shërohet do të kthehet në shtepi. “Do ta mund këtë sëmundje dhe së shpejti do të më shihni sërish” deklaroi Roman Reigns.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb