TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama po fton popullin që të përplaset fizikisht.

Manjani thekson se Edi Rama nuk e do opozitën në zgjedhje sepse humb thellë, prandaj fton popullin të përplaset fizikisht, që të dalë vetë fitimtar. Ai akuzon Ramën se ka qëllim që të shkatërrojë vendin.

“Qartësisht Edi Rama nuk e do opozitën në zgjedhje sepse humb thellë.  Qartësisht fton popullin e tij të përplaset fizikisht, që të dalë vetë fitimtar.

A mund ti bëhet kjo dhuratë këtij njeriu, duke rënë preh e këtyre qëllimeve shkatërrimtare për vendin?!”, shkruan Manjani.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: