TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë kryeministrin Edi Rama, deputetët e tij si dhe kupolën e Ministrisë së Brendshme.

Reagimet për dhunimin e 25-vjeçares Xhiseila Maloku nga djali i deputetit të PS-së vijojnë dhe gjithë vëmendja e politikës dhe medias është tek zhvillimet që pasojnë publikimin e skandalit.

Sot Manjani iu sugjeron prokuroreve të hetojnë Ramën për shprehjen e përdorur për oficerin Emiljano Nuhu që denoncoi skandalin.

STATUSI I MANJANIT
Kryeministri nuk ka asgjë për të thënë ende për akuzat e Policit të kërcënuar, por merret me opozitën!

Ndërkohe paska marrë edhe detyrën e “mbrojtësit” të grave prokurore. Në fakt e ndriti me gratë jo prokurore… Me Xh. M. e ndriçoi fare!!!

Nejse, po nëse Prokuroreshat i besojnë veten dhe familjet e tyre “engjëllit mbrojtës” Kryeministër, ditë të këqija do i presin…

Ndaj do bëjnë mirë të bëjnë atë që nuk e bënë burrat prokurorë; të marrin nën hetim Kryeministrin për domethënien e shprehjes “do ta ndjekim këmba-këmbës atë horr”.

Të hetojnë deputetët e Kryeministrit për Kanosje ose vrasje të mbetur në tentativë.
Dhe të hetojnë kupolën e Ministrisë së Brendshme përse nuk e mbrojtën policin?!
Kjo e ndan dilemën nëse qeverisemi nga ligji apo nga krimi.
Dhe këtë dilemë e ndan normalisht Prokuroria dhe në vijim gjykata.
Të tjerat janë pallavra që shmangin vëmendjen nga problemi kryesor…

Manjani
Manjani

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb