TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke komentuar zhvillimet e fundit dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor, shprehet se të gjithë e kanë kuptuar se sistemi i drejtësisë është në duart e kryeministrit, Edi Rama.

Ai ka komentuar edhe zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa thotë se kush voton të dielën tregon hapur se nuk është me demokracinë dhe ligjin, por me regjimin e diktaturës.

“Nuk e di a ka mbetur më njeri, se peshqit e kanë marrë vesh të gjithë, që se di që Drejtësinë e kontrollon Edi Rama! Nuk jua bën syri tërrt as kur shteti është në kolaps dhe kur pushteti po bën gati grushtin e shtetit! Le të lutemi ende që të vijë arësyeja tek të paarsyeshmit. Të paktën të kemi paqe, se demokraci e shtet do na duhet pak kohë që ti kemi. Ndërkohë, kush voton në votimet e çmendura që i ka thirrë pushteti dhe jo Kushtetuta dhe ligji është me diktaturën! Mosvotimi është shpresë për demokracinë!”-shkruan Manjani.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb