Ylli Shehu, ish sulmuesi i Partizanit është i ftuar në emisionin “Sport News”, te “News 24”, duke analizuar sezonin e ish-skuadrës së tij.

Shehu i ka dhënë shumë rëndësi faktit se Partizani nuk ka toleruar edhe pse ka një diferencë të madhe pikësh nga vendi i dytë

Sezoni? “Mendoj që ka qenë një vit i suksesshëm i Partizanit. Afrimi i Gegës dhe i drejtorit ka sjellë ndryshime. Partizani është një skuadër e kompletuar. Janë në rrugën e duhur, ekipi nuk toleron dhe po bën mirë deri tani”.

Sfida me Kastriotin? “Duke qenë një diferencë e madhe mund të toleronte Partizani. Megjithatë Partizani tregoi që ka një seriozitet këtë vit. Janë një grup që duan të luajnë mirë. Kështu ata i kanë dhënë një asist Tiranës. Edhe pse në kemi një armiqësi me Tiranën, e duam në vendin e parë.  Ne e duam një derbi të kryeqytetit, se ka atmosferë të jashtëzakonshmë

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb