YouTube do të transmetojë drejtpërdrejt dhe falas ndjeshjet e kamionatit brazilian të futbollit për përdoruesit e internetit në disa shtete të Europës dhe të Azisë, fazë e re e pozicionimit të gjigantëve të internetit në transmetimin e sportit në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Njoftimi i marrëveshjes u bë nga kompania spanjolle “Mediapro”, e specializuar veçanërisht në të drejtat e ritransmetimit të takimeve sportive.

E kontaktuar nga media, YouTube nuk ka dhënë sqarime, por një video dhe një test i postuar në platformën e saj njoftojnë se Kampionati i Serisë A braziliane, do të transmetohet në 30 shtete.

Në Europë renditen Franca, Holanda apo Rusia dhe në Azi, Malajzia dhe Tajlanda. Do të transmetohet edhe në Australi dhe në Zelandën e Re.

“Mediapro” njoftoi se më shumë se 110 ndjeshje direkte do të jenë të aksesueshme si dhe përmbledhjet e momenteve më të bukura do të vihen në dispozicion pas takimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb