Një investigim i bërë nga BBC ka zbuluar se si youtube transmeton muzikë neo-naziste të cilat ndjellin vrasje dhe dhunë. Kompania pranon se ka “më shumë për të bërë” kur është fjala për urrejtjen e videos muzikore.


Këngët lavdërojnë dhunën dhe vazhdimist flasin për vrasje në masë të muslimanëve, çifutëve dhe grupeve të tjera. Më e keqja është se,  video të tilla mund të gjenden në platform më të njohur për shpërndarjen e videove, youtube.


Në sait, videot neo-naziste kanë qindra, mijëra apo edhe miliona klikime dhe tërheqin qindra komente.


Midis disa këngëve të gjetura nga BBC ishte njëra e titulluar “Ndizni furrat” nga një bandë e quajtur  Bully Boys. Ajo feston për Holokaustin, i referohet konspiracionit anti semitik dhe përfshin edhe frazën “ne duam të vrasim”. Këngë të tjera nga grupe të tjera flasin për djegien e turqve dhe i quajnë muslimanët “nën njerëzor” dhe përfshin fjalë të tjera ulëse dhe degraduese.

(BalkanWeb)

Etiketa: