Shërbimet e Google, përfshirë Youtube, Gmail, Snapchat nuk funksionuan për disa orë të dielën pasdite. SHBA-ja dukej e prekur më shumë, sipas raportimeve të përdoruesve.  Përdoruesit u ankuan rreth problemeve në aksesimin e disa shërbimeve si Gmail, Youtube, Google Drive. Problemi goditi më shumti bregun lindor të SHBA-së, sipas raportimeve të doëndetector.com.

Çështja si duket lidhet me shërbimin Cloud të Google. Problemi nisi rreth orës 3;25, sipas raportimeve dhe më vonë u konfirmua që lidhej me një problem më të madh rrjeti. Përdoruesit e Google panë frustimet e tyre në këtë platformë, e cila preku mjaft çështje, deri në aksesimin e Youtube.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: