Nëse shikoni një numër të konsiderueshëm të videove në Youtube , atëherë me siguri do të jeni të mësuar të prisni pesë sekonda para se të shtypni butonin “Skip ad”. Në fakt me siguri jeni në dijeni sesa e bezdishme është kur ai butoni nuk shafqet dhe jeni të detyryar që të prisni plot 30 sekonda për një reklamë komerciale.

Por tani, sipas TechSot, Google do ta heqë formatin e reklamave 30 sekondëshe në video. Duke qenë se këto reklama nuk janë fare të dëshiruara nga përdoruesit, sidomos ndërmjet përdoruesve mobile me internet dhe jo wireless, kompania po fut formate më të shkurtra të reklmauesve , siç janë reklamat 6 sekondëshe.

Ky format pritet të lancohet vitin tjetër . Për fat të keq ky ndryshim nuk vjen dot menjëherë , përdoruesit e Youtube , u duhet të presin 2018 që reklamat të ikin.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb