YouTube ka mundësuar shikimin e videove me rezolucion 4K dhe shpejtësi 60 pamje në sekondë. Për momentin, kjo veçori e re është e disponueshme vetëm në gjashtë video, të cilat janë regjistruar nga stafi i YouTube-it.

Duhet t’ju rikujtojmë se për të përfituar këtë kualitet dhe shpejtësi të videos, ju duhet të keni një pajisje shumë të mirë me ekran që është i aftë të pasqyrojë video me rezolucion 4K. Gjithashtu, opsioni i luajtjes së videos me rezolucion 4K dhe shpejtësi 60 pamje në sekondë funksionon aktualisht vetëm në shfletuesin Chrome. Kompania nuk ka dhënë akoma një datë të saktë të lançimit të kësaj veçorie për të gjithë përdoruesit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb