Departamenti Amerikan i Shtetit, ka njoftuar se ish-ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim mban postin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatik.

Më parë, diplomatja amerikane mbante detyrën e Zëvendëssekretares së Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, post të cilën e mbajti nga 2023 deri në 2025.

“Një diplomat karriere, Ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ka qenë ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e nominuar nga Presidenti Trump dhe e vazhduar nën Presidentin Biden”, thuhet në biografin e saj të bërë publike nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kim
Kim

Para këtyre detyrave, Yuri Kim ka qenë drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin më të gjerë të Mesdheut Lindor; drejtor i Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë; dhe drejtor i Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ajo ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe, më herët në karrierën e saj, një Asistente Speciale e Sekretarit Colin Poëell. Ajo ishte gjithashtu anëtare e delegacionit të SHBA në Bisedimet Gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të DPRK. Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën.

Kujtojmë që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar lajmet se Yuri Kim është shkarkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një konferencë për gazetarët, ai tha se nuk ka informacion zyrtar për këtë, por kërkoi që  “Kongresi Amerikan që të hetojë korrupsionin e saj”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: