Shqipëria u mund edhe në sfidën e fundit ndaj Spanjës, duke e mbyllur në këtë mënyrë aventurën në këtë kompeticion me vetëm 1 pikë, por me “kokën lartë”, për shkak i performancës më shumë se dinjitoze të djemve tanë.

Në të njëjtën mendim duket se është edhe ndihmësi i Sylvinhos, argjentinasi Pablo Zabaleta.
Ditën e sotme, ndihmësi i trajnerit Silvinjo, Pablo Zabaleta e ka nisur me një postim në rrjetet sociale.
“Ne e shijuam, ëndërruam dhe luftuam deri në fund. Shumë krenarë për këta djem! BRAVO ÇUNA!“, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: