Pablo Zabaleta, ndihmësi i teknikut Sylvinho tregoi arsyetimin e zgjedhjeve të titullarëve për sfidën ndaj Çekisë.
“Tuci ka një mundësi tjetër për të qënë në fushë. Ishim të impresionuar nga performanca e tij ndaj Gjeorgjisë. Është një numër 9 dhe na ndihmon për të krijuar situata dhe shanse për gol. Mendojmë se është një zgjedhje e mirë.
Barazimi mes Çekisë e Ukrainës – Çdo gjë është e hapur në këtë grup dhe na shkon mirë ky rezultat. Shpresojmë që të shkojë gjithçka mirë në këtë ndeshje dhe më pas në atë të radhës. Do kërkojmë 3 pikët.
Shtatlartësia – Do të përqendrohemi shumë në rivëniet me duar dhe këndoret. Duhet të punojmë shumë mirë me mesfushorët, si edhe në shtyllën e dytë për t’i mbuluar. Do synojmë edhe ne që të fitojmë sa më shumë këndore për të qënë kërcënues për ta. Nuk jemi fokusuar te ndeshja e vitit të kaluar, sigurisht kemi shkëputur disa momente nga ndeshja e muajit të shkuar. Kanë lojtarë të ri dhe trajner të ri e për këtë fakt, jemi fokusuar te ndeshja e shkuar,” tha Zabaleta.