SHKUP

Kryeministri i Maqedonisë dhe i Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Cipras pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit të ri të Maqedonisë do të propozohen për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2019.

Nominimin e Zaevit dhe Ciprasit do ta shpallë nesër në Shkup fituesja e çmimit Nobel për Paqe në vitin 2015, Ouided Bouchamaoui. Ceremonia e të nominuarve do të mbahet në Universitetin FON.

“Marrëveshjen e Prespës, në të cilën nënshkruesit dhe ndërmjetësuesit investuan energji të madhe, e shoh si një proces tepër të rëndësishëm që meriton të nominohet për Çmimin Nobel të Paqes. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres ditëve të fundit e ripërsëriti se kjo Marrëveshje duhet të shihet si një shembull për zgjidhjen e problemeve në botë”- tha Bouchamaoui.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb