Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras janë përzgjedhur si fitues të çmimit prestigjioz ”Ewald von Kleist”, si mirënjohje për përpjekjet e tyre për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve dhe për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, që ndryshoi emrin e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut.

”Çmimi do të jepet në Konferencën e Mynihut për Sigurinë (MSC) më 16 shkurt”, njoftoi presidenti i MSC-së, Chairman Ëolfgang Ischinger.

Konfirmohet se Cipras dhe Zaev kanë pranuar ftesën për të qenë të pranishëm në këtë konferencë.

Për herë të parë, ky çmim u dha në vitin 2009 dhe ndër fituesit janë Henry Kissinger, Javier Solana, Helmut Schmidt, Valery Giscard D’Estaing, OSBE, Joachim Gauck dhe John McCain.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb