Kryeministri Zoran Zaev sot mes tjerash informoi se ai kishte kërkuar një takim me presidentin Francez Emmanuel Macron, por që tentimet kishin përfunduar pa sukses .


“Kam kërkuar takim me presidentin francez Emanuel Makron dhe përmes ambasadorit francez në vendin tonë, Kristian Timonie, për katër muaj – por nuk kishte sukses. Gjithmonë dëshiroj të takohem me presidentin e Francës, një vend i madh, mbi gjitha një mik i shkëlqyeshëm i Maqedonisë së Veriut. Besoj se në të ardhmen do të kemi mundësi për të biseduar “, shtoi Zaev.


Sot, kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi dështoi hapja e negocitave me BE.


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: