SHKUP– Mbrëmë pas publikimit të incizimeve të reja audio nga Kavadari, opozita së bashku me banorët e këtij vendi marshuan në qytet. Edhe pse shumica spekuluan se protesta e LSDM-së do të jetë me 9 maj, lideri i kësaj partie i befasoi të gjithë.

Ai edhe zyrtarisht e paralajmëroi protestën e madhe për me 17 maj në Shkup.

“Ju ftojmë që me 17 maj, të dielën të vini në protestën më të madhe në Shkup. E vërteta do ta sjell lirinë në Maqedoni”, tha Zaev, shkruan “zhurnal.mk”.

Ai potencoi se në Kavadar përfundojnë protestat në qytete në brendësi të Maqedonisë.

“Këtu shfrytëzoj rastin që të ju ftoj të gjithëve, tërë popullin tonë, edhe maqedonasit edhe shqiptarët, edhe turqit, edhe romët, edhe vllahët. Ju thërras të gjithëve, edhe partitë politike dhe shoqatat e qytetarëve, punëtorëve, bujqve, mjekëve, profesorëve dhe mësuesve, të gjithë ato që e dinë se koha e vërtet për marrjen e hapave është tani, në një protestë gjithë popullore, të dielën, me 17 maj në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë, në Shkup. Ju ftoj të gjithëve nën flamurin e Maqedonisë”, deklaroi Zaev.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb