MAQEDONI- Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shpreson se marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë dhe ajo për emrin me Greqinë do të kontribuojnë për bashkëpunim më intensiv të Maqedonisë me vendet e rajonit.

Ai në fjalimin e tij në seancën plenare të kryeministrave të vendeve të Evropës qendrore dhe lindore me Kinën, tha se Maqedonia është vend I vogël i cili është I përkushtuar konceptit të lidhjeve. Kryeministri tha se me përpjekje të përbashkëta, vendet nga rajoni mund të bëjnë destinacion tërheqës për kompanitë kineze.

Në samitin njëditor që po zhvillohet në Sofje, Zaev është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri I ekonomisë, Koço Angjushev dhe nga ministri I transportit Goran Sugarevski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: