Maqedonia e Veriut do të tërheqë përfitime gjigante ekonomike për shkak të marrëvesjes së ndryshimit të emrit me Greqinë, theksoi kryeministri i këtij shteti ballkanik, Zoran Zaev, në kuadër të një vizite të rëndësishme të homologut të tij grek.

Shtensionimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të festohet nesër kur kryeministri grek, Aleksis Cipras të shkojë për vizitë zyrtare në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, duke sjell me vete dhjetëra sipërmarrës.

“Sipërmarrje të mëdha me disa miliarda euro të ardhura vjetore do të vijnë bashk me atë”, theksoi Zaev para këtij takimi, duke cituar kompaninë greke të naftës “Motor Oil” apo konglomeratin industrial “Mytilineos”.

“Sipërmarrjet greke kanë premtuar të investojnë më shumë se 500 milionë euro në sektorin energjetik të Maqedonisë së Veriut, përveç investimeve të tjera në përpunimin e betonit dhe bujqësisë”, vazhdoi Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: