Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka  “ashpërsuar” retorikën ndaj vendeve të Bashkimit Europian, ku kërkon prej tyre me ngulm hapjen e negociatave duke argumentuar se kjo rrugë është perspektiva kryesore që duan qytetarët maqedonas.


Në një intervistë për “Tanjug”, shefi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, tha se nëse BE nuk vlerëson përpjekjet dhe marrëveshjet e arritura nga Shkupi, atëherë kjo do të vështirësonte zgjidhjen e çështjeve e “nxehta” të rajonit, përfshirë edhe raportin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai iu referua Marrëveshjes së Prespës, e cili i dha fund konfliktit prej më shumë se dy dekadash me Greqinë.


Capture
Capture

“Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës tani është një nga marrëveshjet më të mira në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE-ja “ndëshkon” këtë marrëveshje dhe Maqedoninë e Veriut duke shtyrë negociatat e pranimit, si mund të pritet që Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi të gjejnë zgjidhjen për çështjen e Kosovës, ose si do t’i motivojnë liderët e Bosnjës dhe Hercegovinës për të gjetur zgjidhjen për formimin e qeverisë? “, deklaroi Zaev për Tanjug.


(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb