MAQEDONI
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit nga parlamenti grek.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zaev uron homologun e tij grek dhe shprehet se marrëveshja e Prespës është e përjetshme dhe i shërben paqes dhe progresit të rajonit dhe Evropës.
“Urime miku im Aleksis Cipras, bashkë me popujt tanë arritëm një fitore historike. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, qofshin të përhershme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Evropë”- ka shkruar Zaev.
Parlamenti grek ka ratifikuar sot ‘Marrëveshjen e Prespës’. Mësohet se marrëveshja për emrin Maqedonia e Veriut u miratua me 153 vota pro e 146 kundër, ndërkohë që 8 deputetë të parlamentit i janë bashkuar SYRIZA-s me votë ‘pro’.
(d.d/BalkanWeb)