MAQEDONI– Lideri i LSDM-së në Maqedoni ka komentuar ncidentin në pikën e kontrollit në Gushincë të Likovës, ku tha se sulmi ndaj pikës së kontrollit është krijuar një skenar i pushteti dhe për këtë do të ketë përgjegjës.

I pyetur nëse Gushinca një skenar dhe nëse policia e Maqedonisë kërkon “terroristë” nga Kosova si përgjegjës për sulmin ndaj pikës së kontrollit policor; Zoran Zaevi tha se “opozita ka të dhëna të fuqishme se sulmi është i montuar nga pushteti”, shkruan “TetovaSot”.

“Si do që të jetë, dëshmitë mbërrijnë tek ne. Ne kemi indikacione të fuqishme se rasti është montuar nga pushteti, por nuk kemi prova konkrete. Deri tek ne vazhdimisht na arrijnë të dhëna që ky skenar është zemërkeqësi, ne kemi të dhëna se si është kryer ky aksion. Një gjë e dij, shqiptarët thonë se nuk qëndrojnë pas këtij incidenti”, tha Zaevi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: